Formacioni me lojtarët pa skuadra në Zvicër, 4 shqiptarë kërkojnë fatin në janar
Shkëlzen Gashi, Valon Behrami, Arlind Ajeti dhe Almen Abdi janë momentalisht pa skudra dhe përbëjnë formacionin me lojtarët pa ekip në Zvicër, raporton gazeta zvicerace “Blick”.
Shkëlzen Gashi ishte pjesë e Colorado Rapidsit, ndërsa tashti nuk ka ekip. Valon Behrami e ka prishur kontratën me ekipin e Sionit, Arlind Ajeti ishte së fundmi pjesë e Grasshoppersit, ndërsa tashti nuk ka ekip. Nga ana tjetër, Almen Abdi ishte pjesë e Sheffield Wednesdayt dhe bashkëlojtar me Atdhe Nuhiun para se të largohej.
Të katër lojtarët presin në janar që të shohin se çfarë do të ndodhë me karrierën e tyre profesionale dhe në cilat klube do të luajnë./Indeksonline/
