10:42 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni mundshëm i bavarezëve përballë Ajaxit – disa ndryshime nga Kovac

Bayern Munich do të përballet sonte me Ajaxin në kuadër të xhiros së dytë të Champions Leagues në ”Allianz Arena”.

Pasi dështoi në dy ndeshjet e fundit radhazi, bavarezët janë nën presion për të fituar dhe për ta menjanuar krizën.

Për ta përfunduar këtë krizë, si Niko Kovac do ta rreshtojë skuadrën e tij ndaj një skuadre të fortë teknikisht si Ajaxi?

Sa ui përket lëndimeve, pavarsisht treshes, Rafinha, Corentin Tolisso dhe Kingsley Coman, Bayern Munich ka skuadrën e gatshme për sonte, transmeton IndeksOnline.

Pra, kjo nënkupton se Leon Goretzka është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës dhe se është i gatshëm për të luajtur.

Natyrisht, Manuel Neuer do të startojë në portë, teksa në mbrojtje, David Alaba, Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Joshua Kimmich përbëjnë katërshen defanzive.

Pasi Thiago Alcantara u pushua për ndeshjen ndaj Augsburgut javën e kaluar, ai pritet të startojë sonte. Përkrah tij pritet të luajë James Rodriguez, si dhe Goretzka ose Javi Martinez.

Në sulm, vendin e garantuar e kanë Thomas Muller dhe Robert Lewandowski. Për herë të parë, Serge Gnabry pritet të startojë në Champions League, derisa Arjen Robben do të luajë në krahun e djathtë./IndeksOnline/