13:31 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Liverpool – West Ham, a do të luajë Shaqiri nga minuta e parë?

Liverpooli sot do ta zhvillojë ndeshjen hapëse të sezonit të ri në kampionatin anglez, Premier League.

Skuadra e Jurgen Klopp do të përballet me londinezët e West Hamit në stadiumin e famshëm, ”Anfield”.

Në afatin kalimtar veror, Liverpooli transferoi Naby Keitan, Fabinhon, Alisson dhe Xherdan Shaqirin, shkruan IndeksOnline.

Dhe shumica prej tyre priten të startojnë, ndonëse gjilanasi, Xherdan Shaqiri mund të luajë vetëm nga pjesa e dytë.

Sidoqoftë, pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet me të cilat do të përballen sot.

Liverpool:

West Ham: Fabianski; Fredericks, Balbuena, Ogbonna, Masuaku; Rice, Noble, Wilshere; Felipe Anderson, Antonio; Arnautovic./IndeksOnline/