10:21 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Foshnja e porsalindur gjendet në lavatriçe, nisin hetimet ndaj nënës së saj!

Një grua po përballet me një hetim për vrasjen e foshnjës së saj, pasi vajza e porsalindur u gjet e vdekur në një lavatriçe.

Gruaja e quajtur Nadezhda, 31 vjeçe, që punonte si floktare, e lindi fëmijën e saj të katërt para kohe gjatë natës thuhet në një raport zyrtar, transmeton Indeksonline.

Burri i saj Denisi e njoftoi ambulancën në mëngjes pasi e pa gruan e tij të mbuluar me gjak, brenda shtëpisë së tyre në Talitsa, rajoni i Sverdlovsk.

Një burim policie konfirmoi që foshnja ishte futur në lavatriçe dhe është nisur hetimi për vrasje.

Nadezhda, po përballet me akuza për vrasjen e fëmijës së saj të porsalindur që mund ta çojë atë deri në 5 vjet burgim.

Nedezhda është e njohur në qytetin e saj si një floktare dhe nga banorët u përshkrua si një “nënë e mirë”. /Indeksonline/