07:21 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Foshnja që lindi sa një shiringë, sfidon ‘1 milion e 1″ mundësi mbijetese

Një foshnje, e cila ka lindur në madhësinë e një shiringe, vetëm 23 javësh, ka sfiduar “1 milion e një” mundësi për mbijetesën e tij.

Punonjësja e kujdesit Hanna Rose, 25 vjeç dhe partneri i saj, Daniel Bownes, 27 vjeç, sollën në jetë foshnjën e tyre Xhorxh, për të cilin mjekët thanë se nuk do të mbijetonte.

Djali i vogël, nga Nottinghamshire, peshonte vetëm 700g kur lindi në korrik, aq i gjatë sa një shiringë spitali.

Foshnja e vogël kaloi një infeksion të përgjithshëm dhe meningjitin, duke bërë që prindërit dhe mjekët të besojnë se ai kurrë nuk do të jetonte. Por, pas 26 javësh në spital, foshnja u dërgua mrekullisht në shtëpi.

Hanna kishte një shtatzëni normale dhe nuk përjetoi asnjë komplikacion.

Por, 23 javëshe shtatzënë – pak para kufirit ligjor të abortit – ajo filloi të përjetonte dhimbje.

/