22:06 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Foshnjës 6 muajshe për pak sa nuk i’a merr jetën mbushësi i telefonit!

Njw foshnjs 6 muajshe ka marrë djegie të rënda në fytyrë dhe duar pasi që kishte kafshuar pjesën metalike të kabllës së mbushësit të telefonit.

Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur në Lucas Rio Verde të Brazilit, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

The little girl was knocked out cold by the shock that also short-circuited the electrics at her home in Lucas do Rio Verde, central west Brazil

Tensioni ishte aq i madh sa që kishte shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë shtëpinë dhe zhvendosjen e foshnjës për një distancë të madhe.

Si pasojë e kësaj, mjekët kanë thënë që foshnja ka pësuar ritëm të ngadalshëm të rrahjeve të zemrës dhe traktit respirator.

Vajza e vogël ka pësuar dëmtime serioze në fytyrë dhe në duar, përkatësisht në gishtërinjë.

Foshnja është në përkujdesje intensive në Spitalin e Sao Lucas.

Sipas gjyshërve të foshnjës, ajo kishte fjetur afër një celulari i cili po karikohej. Gjithnjë sipas tyre, kur vajza e vogël ishte zgjuar nga gjumi kishte prekur telefonin, me ç’rast edhe ka vendosur kabllën e telefonit në gojë ku edhe është shkaktuar shkarkesë e madhe elektrike.

The girl was rushed to a clinic by her desperate family and then to Sao Lucas Hospital

Mjekët thonë se foshnja është duke u rikuperuar dhe është me shumë fat që nuk ka ndodhur më e keqja, andaj edhe apelojnë që telefonët gjatë kohës së karikimit asnjëherë të mos vendosën afër fëmijëve./Indeksonline/