16:22 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Foto e re: Thaçi falënderon Merkelin për mbështetjen e përpjekjeve për marrëveshje Kosovë-Serbi

Presidenti, Hashim Thaçi ka publikuar edhe një fotografi me kancelaren Merkel në Paris.

Ai e ka falënderuar kancelaren gjermane për mbështetjen e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të paqes dhe legalisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit kancelarja Merkel për diskutimin e mirë në kuadër të përvjetorit të 100 të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Si dhe për mbështetjen e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të paqes dhe legalisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron integrimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter./Indeksonline/