16:24 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Foto sa 1000 fjalë, u pa në kufirin Amerikë-Kanada

Malet në zonën kufitare të Amerikës dhe Kanadasë ka ditë që po digjen. Zjarrëfikësit e të dy shteteve po punojnë në shuarjen e tyre në zonat përkatëse kufitare.

Kjo ka bërë që nga puna e tyre të dal një foto vërtetë mbresëlënëse.

Duke tentuar të ndalin zjarrin, zjarrëfikësit amerikanë dhe kanadezë janë takuar rastësisht në një pikë ku edhe kanë shkrepur këtë foto epike.

Deri më tani, në SHBA janë djegur mbi 5000 hektarë, ndërsa në Kanada mbi 900 hektarë./Indeksonline/

Temat: