09:51 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fotografi dëshmon se si elefantët po lidhen me zinxhirë e po rrihen me mjete të forta

Një fotograf i kafshëve ka ndarë fotografitë tronditëse që ai realizoi ku shihen elefantët e lidhur me zinxhirë dhe të rrahur.

Norman Watson, 47 vjeçar udhëtoi për në Parkun Kombëtar në Bandhavgarh në Indi për të fotografuar tigrat e egër.

Pavarësisht se ata janë më mirë dhe lejohen të lëvizin lirshëm, Norman tha se është zemëruar se si trajtohen elefantët, disa prej tyre shumë të vegjël e të lidhur me zinxhirë, transmeton Indeksonline.

Ai dëshmoi se dëgjonte ulërimat e tyre teksa rriheshin me mjete të forta./Indeksonline/