19:04 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Fotografi e rrallë, Rugova tek prindërit e heroit Agim Ramadanit (Foto)

Sot u bënë 12 vite nga vdekja e Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Të parët e vendit si dhe fytyra të shumta publike përkujtuan atë me organizime të ndryshme si dhe homazhe pranë varrit të tij. Në ndërkohë Indeksonline, ka siguruar një fotografi të realizuar në vitin 2000, kur Presidenti Rugova kishte vizituar familjarët e heroit, Agim Ramadani në Zhegër të Gjilanit.

Rugova kishte zhvilluar një bisedë me babain Hysni dhe nënën Fetihe, prindër të heroit Agim Ramadanit (Katana).

Ndër të  tjerash nga pamjet që shihen në këtë fotografi, në shtëpinë e heroit Agim Ramadani kishte fotografi në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova./Indeksonline/