14:47 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fotografi të ndryshme nga varrimi i Hilmi Haradinajt

Mijëra  persona morën pjesë sot në homazhet dhe varrimin e Hilmi Haradinajt, babait të dëshmorëve Luan e Shkëlzen Haradinaj.

Babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj u varros me ceremoni shtetërore në Kompleksin Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, shkruan Indeksonline.

Familjarë, miq e shumë fytyra të njohura morën pjesë në varrimin e tij.

Përfaqësues të lartë të shtetit, përfaqësues të familjes mbretërore në Shqipëri, përfaqësues të partive politike në pozitë e opozitë, të parët e komunave të ndryshme, e përfaqësues të shteteve fqinje i dhanë sot lamtumirën e fundit Hilmiut, duke përkujtuar gjitha veprat e tij përgjatë kohës së luftës dhe pas saj./Indeksonline/