10:15 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Fotografia e parë e Mourinhos në Gjermani, Bayern prite se po vjen!

Jose Mourinho ka arritur në mëngjesin e sotëm në Gjermani. Trajneri i famshëm portugez është fotografuar në aeroportin e Mynihut.

Dhe sigurisht se ideja e parë që vije është afrimi i tij te Bayern Munchen. Mediat gjermane janë të sigurta se Mou do të nisë bisedimet me bavarezët.

Niko Kovaq po kalon javët e fundit te Bayern dhe gjiganti gjerman ka nevojë për një trajner të ri. Ardhja e Mourinhos është përfolur shumë javëve të fundit dhe tani duket se ka diçka konkrete.

Mbetet të shihet në ditët e orët në vazhdim se cilat do të jenë të rejat nga vizita e Mourinhos në Gjermani./Indeksonline/