23:28 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fotografia e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin përplas ashpër Konjufcën me panelistët në debat

Përplasje të ashpra në “Debat Plus” janë zhvilluar kur temë e diskutimit është bërë fotografia e përbashkët mes Xhelal Sveçlës dhe Gjuriqit.

Glauk Konjufca ka thënë se këtë takim analistat po e kapin nga bishti e jo si duhet.


Ka reaguar Astrit Gashi i cili i ka thënë Kojufcës se “po i kapim ashtu siç i keni kapur ju gjithmonë”.

Nënkryetari i Vetëvensdosjes ka thënë se “i keni hyrë në hak Vetëvendosjes duke tentuar ta devijoni këtë temë”.

Gashi i ka thënë se “Vetëvendosje po u hynë në hak votuesve patriotë që ka”.

Debati ka eskaluar edhe më tej kur Konjufca ka akuzuar Gashin se “ai është kthyer në një person totalisht kundër Vetëvendosjes në debatet televizive që nga koha kur është shfaqur foto e Sveçlës”.


Analisti ka reaguar duke e i thënë Konjufcës :“Marre duhet me të ardh. Sonte je shndërruar në një Adem Grabovc”.

Konjufca ka akuzuar analistët se po e godasin Vetëvendosjen me “armë nën brez” me lajmin e Xhelal Sveçlës.
“Është një goditje e ulët që po e bëni ndaj Vetëvendosjes”, tha mes tjera Glauk Konjufca.