18:31 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Fotot dhe videot që shpërndani në WhatsApp nuk janë aq të sigurta sa keni menduar

Sipas hulumtuesve ky lloj dizajni bën të mundur që maluerë me akses në memorien e jashtme mund të përdoren për të aksesuar përmbajtjet media të WhatsApp dhe Telegram madje edhe përpara se përdoruesi ti shohë.

Edhe pse shquhen për enkriptimin e fortë të mesazheve në tranzit, aplikacionet si WhatsApp dhe Telegram jo gjithnjë i mbajnë të sigurta të dhënat pasi të kenë mbërritur në telefon.

Hulumtuesit e Symantec kanë zbuluar sesi hakerët mund të përdorin një aplikacion keqdashës për të aksesuar përmbajtjes media dërguar përmes aplikacioneve në fjalë.

Në Android aplikacionet zgjedhin të ruajnë përmbajtjet media si imazhe, video dhe audio ose në memorien e brendshme ose në memorien të jashtme.

Kur ruhen në memorien e brendshme, të dhënat mund të aksesohen vetëm nga aplikacioni ndërsa në memorien e jashtme edhe nga aplikacionet e tjera. WhatsApp automatikisht ruan përmbajtjet media në memorie të jashtme ndërsa Telegram vetëm kur opsioni “Save to Gallery” është aktiv.

Sipas hulumtuesve ky lloj dizajni bën të mundur që maluerë me akses në memorien e jashtme mund të përdoren për të aksesuar përmbajtjet media të WhatsApp dhe Telegram madje edhe përpara se përdoruesi ti shohë.

Nëse një përdorues shkarkon një aplikacion keqdashës dhe merr një foto në WhatsApp, një haker mund të manipulojë imazhin pa e kuptuar marrësi. Po i njëjti haker mundet të ndërhyjë edhe tek mesazhet multimedia në dërgim.

Hulumtuesit e njohin këtë lloj sulmi me emrin “Media File Jacking.” Duke përdorur memorien e jashtme, aplikacionet janë më kompatibël me të tjerët që do të thotë se të dhëna lëvizin lirshëm mes tyre.

WhatsApp thotë se ndryshimi i sistemit të memories do të kufizonte shpërndarjen e skedarëve e madje të sjellë edhe probleme të privatësisë.