15:58 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Franca gati ligjin për lajmet e rreme

Franca do të miratojë legjislacionin në 2018 për të luftuar përhapjen e “lajmeve të rreme”, ka njoftuar presidenti, Emmanuel Macron.

Qeveria franceze do të paraqesë para fundit të vitit projektligjin për të dënuar “fake news” në periudha zgjedhore, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveaux.

“Kjo do të ndodhë në javët dhe muaj që do të vijnë, me shumë gjasa para fundit të vitit”, theksoi ai për BFMTV dhe RMC.

Gjatë një fjalimi që mbajti për shtypin, me rastin e Vitit të Ri presidenti francez deklaroi se dëshironte një ligj për të sulmuar “fake news” në periudha zgjedhore.

Ai tha se ndjente nevojën të vepronte pas një sërë përpjekjesh të qëllimshme për të ngatërruar rreshtat mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.

“Nëse duam të mbrojmë demokracitë tona liberale, ne duhet të kemi një legjislacion më të fortë. Ndaj unë kam vendosur që të ndryshojmë masat ligjore në mënyrë që të mbrojmë jetën demokratike nga lajmet e rreme”, theksoi Macron.

Temat: