23:00 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Franca ndalon përshëndetjet me puthje për shkak të koronavirusit

Ministri i shëndetësisë së Francës Olivier Véran tha se njerëzit ndalojnë “la bise”, zakonin e përshëndetjeve me puthje.

Franca njoftoi të shtunën e 29 shkurtit se po ndalon organizimet që kanë më shumë se 5,000 persona në hapësira të mbylluar, dhe po i rekomandon njerëzit që t’i ndalojnë përshëndetjet me puthje, shkruan Daily Mail.

Njoftimi vjen ndërsa qeveria po lufton për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, pasi në vend u raportuan 16 raste të reja.

Ministri më parë u kishte rekomanduar njerëzve që të shmangnin shtrëngimin e duarve për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Gjithashtu Muzeu me famë botërore Louvre në kryeqytetin francez mbylli dyert e tij për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.