Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë e Kosovës
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Ai gjatë një takimi me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, ka premtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, ministri Rikalo ka folur për programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.
Duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në kuadër të projekteve të ndryshme mes ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe hapësirës rurale (ADECIA), ministri Rikalo theksoi nevojën që kjo mbështetje të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend, rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi.
Ndërsa, Amice Wannerroy, përfaqësuese për Ballkan në ADECIA, tha se përmes projekteve të ndryshme do të ofrojnë mbështetje për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë./Indeksonline/