08:01 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Francë: Mobilizim masiv i forcave të sigurisë për festat e fundvitit

Qeveria e Francës i ka aktivizuar afro 100 mijë policë dhe ushtarë për festat e fundvitit, derisa shqetësimi për sulme ekstremiste mbetet i lartë.

Siguria shtesë do të fokusohet në tregjet e Krishtlindjeve, qendrat tregtare, ndërtesat religjioze, transportin publik dhe vendet turistike, raporton agjencia AP nga Parisi.

Duke e cituar “kontekstin ende të ngritur të kërcënimit terrorist”, Ministria e brendshme e Francës në një kumtesë tha se 97 mijë pjesëtarë të forcave të siurisë janë mobilizuar për mbrojtje për sot dhe nesër.

Pos, për sigurinë për festën e Krishtlindjeve, ministria tha se forca policore të reja ishin urdhëruar që të veprojnë afër vendeve fetare gjatë festës Hanukkah, më herët këtë muaj, dhe po ashtu për Krishtlindjet Oretodokse, në muajin janar të vitit të ardhshëm, për “të lejuar shënimin e këtyre festave në kushte të “mira”.

Një legjislacion i ri antiterrorist, i zbatuar nga qeveria e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, parasheh autoritet të shtuar policor, për shkak të sulmeve të shumëfishta të ekstremistëve islamikë, nga të cilat janë vrarë më tepër se 200 vetë, në periudhën 2015 – 2016.