12:44 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Protesta masive në Francë, alarm i sigurisë së lartë në Paris

Edhe sot kanë vazhduar protestat në Francë kundër rritjes së taksave të karburantit, me një numër masiv të protestuesve.

Protestuesit po e thërrasin Emmanuel Macron si ‘President i Pasurisë’ ,transmeton Indeksonline.

Në gjithë Francën janë vënë në detyrë 89.000 policë, ku vetëm në Paris janë 8000.

Kryeministri francez Edouard Philippe përmes një postimi në Twitter, ka treguarse 481 persona janë arrestuar.

Këto protesta filluan në nëntor dhe ka katër javë që po zgjasin. Presidenti Macron pritet që të dal javën tjetër në konferencë për media./Indeksonline/