08:30 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Francezja i del në mbrojtje pedofilit, thotë se e bija e saj 12 vjeçe donte të shkonte me të

Nëna e një gruaje franceze që ka dalë në gjyq për vrasjen e njerkut përdhunues të kthyer në bashkëshort, ka dalë sot në mbrojtje të burrit pedofil duke thënë se bija e saj donte vetë të ishte me të, edhe pse herën e parë kur ‘monstra’ e përdhunoi ajo ishte vetëm 12 vjeçe.

Joelle Aubague – nëna e të akuzuarës Valerie Bacot për vrasjen e Daniel Polette – foli sot në bankën e të akuzuarve në mbrojtje të vetes së saj, duke thënë se të bijën ‘nuk e nga e ndalonte njeri të largohej nga martesa abuzive me njerkun’. Më herët ajo ishte përshkruar si një e alkoolizuar që bënte një sy qorr ndaj abuzimeve të pedofilit Daniel.

Joelle – e cila ishte e martuar me Daniel kur ai nisi të abuzonte Valerie – insiston se nuk dinte asgjë për sulmet seksuale deri para burgimit të tij, madje shton se kishte çuar Valerie në burg ta takonte me kërkesën e saj.

E pyetur nëse Valerie mund të ishte larguar nga marrëdhënia pa qenë nevoja të vriste Daniel, ajo tha: “Kishte zgjidhje të tjera”.

Pas saj në bankën e të akuzuarve erdhi Alain Polette, vëllai i vogël i abuzuesit Daniel, i cili dha një version kret tjetër, duke thënë se vëllai i madh ishte “i lindur nga djalli”, dhe se ishte aq i lig e abuziv sa që termi ‘monster’ ishte shumë i butë për të.

Valerie ka pranuar se ka vrarë Daniel me një të shtënë të vetme në kokë në 2016, por thotë se e bëri këtë për të shpëtuar nga 25 vite makth mendor, fizik e seksual, të cilat pritet të reduktojnë dënimin e saj.

Çështja e rënda ka nisur debat në Francë për mënyrën sesi sistemi trajton gratë e abuzuara pasi më shumë se 600,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për pezullimin e të gjitha akuzave ndaj Valerie.

Sot në fjalën e hapjes së gjyqit, e akuzuara Valerie kujtonte abuzimin e vuajtu në duart e Polette – duke thënë se ishte rrahur deri në humbjen e ndjejave, ishte prostituar prej tij me shoferë të tjerë të dehur dhe se burri kishte kërcënua të vriste kater fëmijët e saj nëse refuzonte.

Tre fëmijë të rritur të Valerie deshmuan për jetën e tyre familjare, duke thënë se nëna e tyre nuk është fajtore dhe se vrau Polette për t’i mbrojtur ata, pasi policia kishte refuzuar ta bënte këtë.

Më herët Valerie kishte thënë se nëna e saj Joelle kishte berë një sy qorr kur asokohe bashkëshorti i saj Polette – nisi ta ndiqte vajzën kur shkonte në tualet kur ishte 12 vjeçe, për të abuzuar seksualisht me të.

Joelle refuzon akuzat duke thënë se abuzimi prapa krahëve të saj, kur ajo ishte në punë.

Ajo vetëm thotë se vërente që Valerie ulej shpesh në prehërin e Daniel, por supozonte se thjesht ishin të afërt me njëri-tjetrin.

Në 1996 Polette u burgos per abuzim seksual ndaj të miturës Valerie pasi një nga motrat e tij e raportoi në polici, por Joelle vazhdoi ta vizionte në burg.

Sipas Valerie, e vogla ishte detyruar të ishte prezente në vizitat ndaj njerkut pedofil, me insistimin e të ëmës.