11:18 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Freedom House: BE-ja e tolerojë Vuçiqin që të shtypë opozitën dhe mediat

Organizata “Freedom House” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në raportin e saj të përvjetshëm të lirisë në botë, ka konstatuar se BE-ja ka toleruar presidentin serb, Vuçiq për të shtyp partitë opozitare dhe mediat.

Në këtë raport thuhet se liderët e BE-së janë treguar tolerant ndaj tendencave totalitare të ish kryeministrit serb, tash presidentit, Aleksander Vuçiq.

“Toleranca e liderëve të BE-së për tendencat autoritare të kryeministrit (të atëhershëm) Aleksandar Vuçiq, i ka mundësuar atij që të vazhdojë ta shtyjë opozitën mënjanë dhe të minojë atë që ka mbetur nga mediat e pavarura në vend, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2017”, thuhet në raport.

Serbia sipas “Freedom House” mori një prirje rënëse për shkak të konsolidimit të vazhdueshëm të pushtetit të presidentit Aleksander Vuçiqit, duke përfshirë metodat jotransparente të financimit të partive, politizimin e zbatimit të ligjit dhe përpjekjet për të dëmtuar gazetarët kritikë me hetime financiare dhe njollosje në mediat qeveritare.

“Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që regjistron një prirje rënëse në fushën e demokracisë”, thuhet në këtë raport.

Në raportin e “Freedom House” thuhet se gjendja e përgjithshme e demokracisë së Serbisë vlerësohet si “e lire”, ndërsa situata e medias vlerësohet si “pjesërisht e lire”.

“Në shkallën nga 0 deri në 7, ku 7 është shkalla më e keqe e lirisë, norma e përgjithshme e Serbisë është 2.5, liritë politike janë në shkallën 3, ndërsa liritë qytetare janë në shkallën 2”, thuhet në raport.