10:11 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Freeman akuzohet për ngacmime seksuale, kërkon falje

Ylli i ‘Shawshank Redemption’ ka kërkuar ndjesë, duke thënë se nuk ka pasur qëllim që të bëjë dikë të ndihet keq apo parehatshëm.

Legjenda e Hollywoodit, Morgan Freeman, është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga tetë gra.

Ylli botëror, është aktori i fundit që thuhet se ka kryer abuzime seksuale para një dekade.

Dje ai lëshoi një deklaratë për të kërkuar falje për “këdo që është ndihet keq apo e pa respektuar” nga sjellja e tij, pasi që ai nuk ishte qëllimi i tij.

“Kushdo që më njeh ose ka punuar me mua e di që nuk jam dikush që me dashje do të fyejë ose me vetëdije të bëjë që dikush të ndihet i shqetësuar,” tha ai në një deklaratë.

Bërja e grave të ndjehen të pakëndshme “kurrë  nuk ishteqëllimi im”, tha ai.

Gjashtëmbëdhjetë persona – tetë dëshmitarë dhe tetë që pretendojnë të jenë viktima kanë akuzuar Freeman për ‘sjellje të papërshtatshme dhe ngacmim seksual’, gjatë kohës sa punoni me të.