Fshatarët shkarkojnë imamin që ofendoi familjen Haradinaj (Foto)
Kryesia e fshatit Fortesë të komunës së Rahovecit ka kërkuar shkarkimin e hoxhës Bedri Bytyçi nga kjo kryesi.
Kjo, për shkak se imami kishte bërë deklaratë skandaloze lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinajt, babit të kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilin të gjithë e njohin si veprimtar të çështjes kombëtare.
Lajmin e kanë bërë të ditur lexues të portalit Indeksonline, të cilët kanë thënë se me të lexuar deklaratat e Bytyçit, kryesia e fshatit është mbledhur dhe ka dalë me vendim për shkarkim të këtij hoxhe.
I njëjti, pasi u bë publik në media, ka mbyllur edhe faqen e tij në Facebook./Indeksonline/