KMDLNj: Thirrja e Bedri Bytyçit, fjalorë me elemente raciste
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj thirrjes publike që Bedri Bytyçi iu bërë hoxhallarëve tjerë që të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ndjerit Hilmi Haradinaj, duke e vlerësuar si një thirrje jonjerëzore, e pamoralshme, kundër mandatit të BIK-ut, kundër tolerancës fetare, si dhe lehtësisht mund të cilësohet si fjalorë me elemente raciste.
Në reagimin e KMDLNj-së, thuhet pas vdekjes së Hilmi Haradinaj nga persona të papërgjegjshëm pati përpjekje që të përbaltet personaliteti i tij në baza krejtësisht jonjerëzore dhe në kundërshtim të thellë me mësimet e besimit islam dhe pa asnjë dyshim edhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.KMDLNj thotë se thirrja publike që iu bënë hoxhallarëve tjerë që të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ndjerit Hilmi Haradinaj duke ia mohuar shërbimet mortore nga një hoxhë, i punësuar në Bashkësinë Islame të Kosovës përkatësisht nga Bedri Bytyçi, është jonjerëzore, e pamoralshme, kundër mandatit të BIK-ut, si autoritet suprem për çështje fetare, kundër tolerancës fetare që është vlerë e besimit islam, përdorim i gjuhës së urrejtjes, nxitje të urrejtjes ndërfetare, si dhe lehtësisht mund të cilësohet si fjalorë me elemente raciste.
“Pas kësaj deklarate të hoxhës Bytyçi , filloi një fushtaë linçimi ndaj tij të cilën KMDLNj e konsideron si të papranueshme dhe se kjo fushatë mund t’ia rrezikojë jetën e Bedri Bytyçit dhe familjarëve të tij. KMDLNj kërkon që me rastin e hoxhë Bytyçit të merren dy institucione që kanë mandat dhe përgjegjësi për deklaratën e papërgjegjshme të hoxhës që shkaktoi zemërim dhe reagim të ashpër të opinionit , deri te kërcënimi i hapur për jetën e tij. Institucioni i parë që duhet të reagojë shpejt është BIK –u , si punëdhënës i hoxhës në fjalë duke ndërmarrë masa deri te një përfundim ( mbase ligjorë ) kurse prokuroria e shtetit duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare , jo për shkak të reagimit të opinionit e që do të konsiderohej se e bënë për shkak të presionit por duke e marrë për bazë deklaratën e hoxhës Bedri Bytyçi e cila , pa asnjë dyshim përmbanë elemente të gjuhës së urrejtjes , nxitjes së urrejtjes në baza fetare , jotolerancës dhe racizmit.
Çështja e besimit dhe ushtrimit të lirë dhe të paimponuar të fesë është e rregulluar me ligj dhe është e drejtë e pakundërshtueshme e njeriut prandaj është në vullnetin e familjes të vendosë ( sikur edhe dëshira e të ndjerit lënë për së gjalli ) se sipas cilave riteve mortore duhet të varroset dhe kjo e drejtë duhet të respektohet nga të gjithë aq më parë që bashkësitë fetare në Kosovë apo institucionet e tyre ekzekutive janë shndërruar në ndërmarrje komerciale që kompensohen për shërbimet që i bëjnë. KMDLNj kërkon nga bashkësitë fetare që t’iu përmbahen statusit që e kanë e janë të ndara nga shteti, definim kushtetues, dhe të mos e politizojnë aktivitetin e tyre që duhet të jetë thellësisht dhe kryesisht i natyrës shpirtërore. Politizimi i bashkësive fetare për pasojë e ka radikalizimin e rrymave dhe individëve të caktuar, që nuk janë nën kontrollë të këtyre bashkësive fetare dhe që , me radikalizimin e tyre e promovojnë gjuhën e urrejtjes, urrejtjen ndërfetare dhe racizmin e që drejtpërdrejte manifestohet me rrezikim e situatës së sigurisë.
Për KMDLNj –në, luftimi i këtyre dukurive negative, me karakter antinjerëzorë, kundër çdo etike dhe përcaktimi fetar si dhe që shkelin ligjet në fuqi, është domosdoshmëri dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje e shtetit në pavarësinë dhe lirinë e veprimit të bashkësive fetare dhe si e tillë duhet të përkrahet nga të gjithë . Ndryshe, në mungesë të masave parandaluese ndaj dukurive negative të keqpërdorimit të fesë, po përballemi me pasojat që kanë një çmim të kushtueshëm , si në planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtarë. Në këtë kontekst KMDLNj bënë thirrje që të ndalohet gjuha e urrejtjes , nxitja e urrejtjes ndërfetare duke respektuar bindjet dhe besimin fetar të të tjerëve si parakusht kryesorë për një mjedis tolerant dhe mjeti më i mirë dhe më efikas për luftimin e ekstremizmit fetar te të gjitha besimet fetare”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.KMDLNj është kundër linçimeve publike aq më parë që i kemi institucionet që në bazë të provave janë të thirrura ta përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë , morale dhe penale.