15:58 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Fsheh dashnorin në dollap dhe grindet me burrin për të mos e zbuluar

Një gjermane 38-vjeçare ka qenë e vëmendshme për të mos zbuluar të dashurin e saj në kohën kur në banesë vjen burri i saj.

Ajo ka fshehur të dashurin në orman dhe ka nisur të grindet me bashkëshortin, krejt kjo me qëllim që ai të mos e zbulojë se i dashuri  saj ishte i fshehur në dhomë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Bremen, ka konfirmuar policia gjermane, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes që patën nga fqinjët e çiftit të trazuar.

Policia tentoi të qetësojë çiftin që po grindej, por pasi kjo nuk u shkoi përdore dhe i arrestuan.

Jo shumë kohë pas kësaj, policia mori një thirrje për intervenim në banesë. Fatkeqi i ngujuar në orman nuk kishte mundur të dalë nga banesa e mbyllur dhe ai kishte thirrur miqtë që t’i ndihmojnë.

Policia nuk ka bërë të ditur se nëse dashnori ka përfunduar në të njëjtën qeli me çiftin e arrestuar.