11:52 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / B O

Fshesa te Drita, largohen edhe dy yjet e radhës nga skuadra

Pas Marko Simonovskit e Hamdi Namanit, Drita do të shkëpusë kontratën edhe me dy yje të skuadrës.

Almir Kryeziu e Ilir Blakqori do të ndajnë rrugët me skuadrën gjilanase.

Drejtuesit e skuadrës e kanë në plan që të bëjnë ndryshime rrënjësore në skuadër dhe nuk do të kursejnë as lojtarët që kishin minutazhë të madhe në sezonin që lamë pas.

Pas largimeve, Drita pritet të njoftoj disa blerje të reja për të cilat është duke punuar./Indeksonline/