11:01 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

FSHF cakton premitë për lojtarët në rast fitoreje ndaj Turqisë

Shqipëria ka përballë vetes ndeshjen më të rëndësishme dhe duhet patjetër të fitojë nëse duan ta vazhdojnë ëndrrën për Kampionatin Evropian.

Që në fillim të edicionit, kur nisën eliminatoret për evropianin, FSHF në bashkëpunim me vetë lojtarët e Kombëtares kanë përcaktuar edhe politikën e premive për fitoren.

Nëse kuqezinjtë fitojnë në shtëpi titullarët do të marrin rreth 5000 euro shpërblim, ndërsa në fitoret si mysafir, si në rastin e sotëm, premia shkon deri në 6000 euro, raportojnë mediat në Shqipëri./Indeksonline/