08:03 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

FSHF-ja mbledh arbitrat: Përqëndrim maksimal, reduktojoini gabimet!

Federata e Futbollit thirri mbledhjen e radhës me arbitrat dhe asistentët e angazhuar në kategorinë superiore.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku dhe presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati dhe sektori i arbitrimit.

Në mbledhje janë diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar dhe nevoja për një përqëndrim maksimal të të gjitha hallkave dhe një punë më të madhe për miradministrimin e tyre.