13:00 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

FSK është gati të bëhet ushtri

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë sot se FSK-ja qysh tash është e gatshme të shndërrohet në Ushtri të Kosovës.

Ministri Berisha ndër të tjerash ka deklaruar se krejt çfarë po presin janë kushtet ligjore e kushtetuese për këtë transformim, pasi gjithçka tjetër është plotësuar.

Ai, në ditën e Forcës, shtoi se Qeveria do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm FSK-në./Indeksonline/