08:57 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

FSK rinisë kërkimet për dy policët e zhdukur (Foto)

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë rinisur kërkimet për dy policët e zhdukur, raporton Indeksonline.

Dy pjesëtarët e PK-së, Armend Trena e Malësor Dashi po kërkohen që nga e shtuna, pasi pësuan aksident në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Deri më tani është gjetur vetura zyrtare policore me të cilën kanë udhëtuar Trena e Dashi.

Në ndihmë për kërkimin e policëve përveç policisë dhe FSK-së, dje kanë edhe edhe KFOR-i, po ashtu klubi i zhytjes “Trepça”, por  edhe qytetarë të shumtë.

Indeksonline do t`iu mbajë të informuar lidhur me rastin.