17:17 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Ftohen në ditëlindjen e saj të 30-të, por s’e dinin se do të bëheshin pjesë e një dasme!

Duke arritur në festën e 30-të të ditëlindjes tek Samantha, të ftuarit prisnin padyshim një natë të gjatë para tyre.

Por ata nuk kishin idenë se ishin gati për të festuar ditën e saj të dasmës.

Samantha dhe i fejuari i saj, James Allen, 32 vjeç, u martuan në një ceremoni  jo shumë të hapur, me miqtë e ngushtë dhe familjen dhe u siguruan që askush tjetër mos ta dinte.

Por teksa festa filloi, sekretarja ligjore e Samanthas ftoi të gjithë për një vallëzim, teksa kërkoi njerëzve të ktheheshin për të parë në pjesën e pasme të dhomës, ku nusja dhe dhëndrri ecnin drejt tyre, transmeton Indeksonline.

Momenti emocional u kap në kamerë pasi të ftuarit e kuptuan papritur se ishin në mes të një dasme./Indeksonline/