23:21 / E Martë, 04 Gusht 2020 / C E

Fulham siguron Premierligën, me dy supergola në kohën shtesë

Fulham bëhet skuadra e tretë që siguron pjesëmarrjen në Premierligë nga Championship për sezonin e ardhshëm.

Pas Leds dhe West Brom ata kompletojnë 20 skuadrat që do të garojnë në njërën nga ligat më të forta në botë.

Këtë sukses, Fulham e arriti pasi në finale të Play-offit mposhti Brendfordin me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Joe Brian në minutën e 105-të të ndeshjes nga gjuajtja e lirë në një distancë rreth 40 metra.

Rezultatin e dyfishoi i njëjti lojtar në minutën e 117-të të ndeshjes.

Fulhami sezonin e rregullt e përfundoi në vendin e tretë në tabelë derisa në gjysmëfinale eliminoi Cardifin. /IndeksOnline/