21:42 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

Fulhami arrin marrëveshje me United për yllin brazilian

Të sapo promovuar në Premier Ligë, Fulham, ka rënë dakord për një marrëveshje prej 15 milionë eurosh, përfshirë shtesat, për mesfushorin e Manchester United dhe Brazilit, Andreas Pereira.

Pereira, 26 vjeç, kaloi sezonin e kaluar në huazim te Flamengo dhe tani pritet të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me Fulhamin.

Ai iu bashkua United në vitin 2012, por nuk arriti të vendoset në ekipin e parë dhe gjithashtu kaloi kohë në huazim te Granada, Valencia dhe Lazio.

Pereira luajti 74 herë në total për “Djajtë e Kuq”, duke regjistruar vetëm katër gola mbi emrin e tij.

Transferimi i tij do të ishte i dyti për Fulham gjatë verës që nga promovimi nga Championship, pasi kishte sjellë mesfushorin defansiv të Portugalisë Joao Palhinha nga Sporting Lisbona për 24 milionë euro. A