15:48 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / C E

Fund dramatik në Formula 1, Verstapen fiton titullin e botës në xhiron e fundit

Max Verstappen fitoi titullin e tij të parë botëror në njw fund dramatik pas një parakalimi në xhiron e fundit ndaj Lewis Hamilton.

Ylli britanik Hamilton iu mohua titulli rekord, i teti i botës pas një beteje të pabesueshme një sezon me rivalin e tij Red Bull.
Verstappen dhe Hamilton kishin pikw tw barabarta në renditjen e pilotëve duke shkuar në garën e fundit, por pati dramë pikërisht në fund.

Superylli holandez Verstappen e ndoqi Hamiltonin në xhiron e fundit pasi u përball për goma të freskëta nën një makinë sigurie.

Makina e sigurisë hyri në pit korsi me një xhiro të mbetur – dhe kjo e liroi Verstappen për një goditje të fundit në liderin Hamilton.

Dhe ylli i ri holandez rrëmbeu shansin e tij të fundit për të kapërcyer Hamilton në kthesën e pestë përpara se të dilte në vija.