10:36 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fund i hidhur, por e ardhme e ndritur për Kosovën U-21

Kosova e grupmoshave, U-21 e përmbylli dje fazën eliminatore për Kampionatin Evropian për të rinjët.

Të rinjët kosovar u mposhtën nga Izraeli me rezultat, 0-3 në Tel Aviv në ndeshjen e djeshme.

Me këtë humbje, Kosova e përmbylli këtë cikël në vendin e pestë në grup me 12 të grumbulluara, transmeton IndeksOnline.

Skuadra e Rafet Prekazit zhvilloi gjithsej 10 ndeshje në Grupin 5.

Në këto ndeshje, kosovarët regjistruan 3 fitore, 3 barazime dhe pësuan gjithsej 4 humbje.

Megjithatë, kishte shenja progresi te Kombëtarja e re kosovare, lojtarët e të cilës i pret një e ardhme e ndritur./IndeksOnline/

Temat: