22:34 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Funksioni i ri i WhatsApp, me siguri se do iu pëlqejë

WhatsApp ka një të metë shqetësuese: kushdo mund tu shtojë në një grup edhe nëse nuk dëshironi.

Ky është një shqetësim serioz për disa arsye por lajmi i mirë është se do të ndryshojë.

Sajti WABetaInfo ka mësuar se aplikacioni shumë popullor i komunikimit do të shtojë një opsion të ri ku përdoruesit mund të kontrollojnë se kush mund ti shtojë e kush jo në grupe.

Opsioni do të shfaqet nën menunë Account > Privacy. Me këtë opsion mund të lejoni që në grupe WhatsApp tu shtojnë të gjithë, vetëm kontaktet dhe askush. Dy të parat janë të nevojshme ndërsa i treti është i veçantë.

Kjo sepse mund të bllokoni çdo ftesë grupi me përjashtim të atyre që merrni nga administratori i grupit në WhatsApp.

Ftesat do të jenë aktive për 72 orë. Më pas do të hiqen. Ky sistem do të aplikohet vetëm nëse keni aktivizuar vetëm për kontaktet tuaja por dikush tjetër jashtë listës së kontakteve që keni përpiqet tu shtojë.

Sikur një stërvitje, Juve 3 gola, 3 pikë dhe në Serie A po ikë
Juventusi e ka mposhtur me lehtësi Frosinonen në ndeshjen e radhës në Serie A. 3-0 ishte rezultati i fitores së radhës për skuadrën e Allegrit. Dybala e Bonucci realizuan në pjesën e parë, për qetësinë e skuadrës. Ronaldo s’u durua pa shënuar, para se të zëvëndësohej nga Allegri. Me këtë fitore, Juve ka 66 pikë dhe është shkëputuar plot 14 pikë nga vendi i dytë për të vazhduar sigurt drejt titullit.