11:58 / E Martë, 17 Korrik 2018

Fuqitë botërore ndërrojnë ambasadorët në Serbi, për shkak të Kosovës!

Disa nga fuqitë botërore raportohet se do dërgojnë ambasadorë të rinj në Serbi, veçanërisht për shkak të zgjedhjes së çështjes me Kosovën.

Mediat beogradase shkruajnë se Berlini tashmë ka njoftuar se në Serbi do të mbërrijë përfaqësuesi i ri diplomatik Tomas Shild, duke zëvendësuar Axel Ditman në krye të Ambasadës së Gjermanisë. Sild vjen nga misionet e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Ndryshime priten edhe nga Ambasada e Rusisë, e udhëhequr nga Aleksandar Cepurin për gjashtë vite radhazi.

Sipas medieve serbe pas Beogradit ai është dashur të shkojë në pension diplomatik dhe Rusia në vend të tij do të mund të dërgojë Bocan Harchenko-n, një njohës i madh i Ballkanit dhe një mik i provuar i serbëve, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu vlerësohet se Harchenko është një ekspert për zgjedhjen e probleme, të cilin Presidenti Vladimir Putin e dërgon në vendet ku Perëndimi ushtron presion.I njëjti ka qenë ambasador në Bosnje dhe Hercegoinë nga viti 2009 deri në gusht të vitit 2014 dhe për një kohë të gjatë përfaqësues i Rusisë në Grupin e Kontaktit me diplomatët amerikanë dhe përfaqësues i BE-së në Trojkën për zgjidhjen e  statusit të Kosovës.Ai ishte gjithashtu anëtar i delegacionit rus në Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit në Konferencën e Paqes në BiH në Paris.

Sipas medieve serbe, pritet që Berlini dhe Londra për ambasador në Serbi të emërojnë diplomat me përvojë, duke pasur parasysh se në periudhën e ardhshme, çështja e Kosovës dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian , do të jetë në krye të agjendave.

Në përfundim të një mandati katër vjeçar, ambasadori kinez në Beograd, Li Manchang ka deklaruar se beson se Pekini ndoshta nuk do të ketë kohë të bëjë ndryshime në kthesa të ndryshme në Beograd.

Është vlerësuar se futja e diplomatëve të rinj në lojë nuk do të jetë produktive në mes të projekteve të rëndësishme që Kina ka nisur në Serbi.

Gjithashtu është thënë se ambasadorët e Australisë, Indisë, Giulia Fini dhe Narinder Cohan po largohen nga Serbia./Indeksonline/