22:08 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Furnizimi me reagnesa serologjike për Covid-19, Komunes së Prishtinës i kushton mijëra euro

Komuna e Prishtinës përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë me tender.

Këtë herë komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka nënshkruar një kontratë që ka të bëjë me furnizim me reagnesa serologjike për SARC- Covid19, transmeton IndeksOnline.

Fillimisht, ishte paraparë që për këtë tender të ndahen 60 mijë euro.

Në kontraten e publikuar nga prokurimi, bëhet me dije se tenderi i është besuar operatorit ekonomik “Biotek Kosovo” L.L.C.

Tutje, bëhet me dije se tenderi ka kushtuar hiç më pak se 58 mijë e 380 euro.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 145 raste të reja me Covid-19, derisa 45 në Prishtinë. /IndeksOnline/