16:52 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fury ngacmon Joshuan, ia kujton kohën kur e ka “grushtuar”

Anthony Joshua mund të përballët me Tyson Furyn nëse ky i fundit arrin të mposht Wilderin në meçin që pritet të zhvillohet me 1 dhjetor.

Ish-kampioni i Botës ka filluar ta ngacmoj Joshuan, madje i ka kujtuar një rast kur Kampioni aktual ishte ende amator, shkruan indeksonline.

Fury pretendon se e ka rrahur Joshuan në palestër, kur ky i fundit ka qenë i ri.

“Ne kemi pasur një përballje përpara, ai ishte boksier amator atëherë, ai kishte du runde të mirë pastaj fillova ta godisja atë”, është shprehur Fury.

“Ai ishte si kjo, duke ngritur këmbët në qoshe, kishte 10 vetë në palestër që e panë atë”, shtoi ish-kampioni i Botës.

“Unë jam atje me duart e mia, ai po vjen përpara me luhatje të mëdha, si do të më godasë? Unë thashë, vazhdo, më qëllo, unë do të qëndroj akoma”, përfundoi Tyson Fury. /IndeksOnline/

 

 

Temat: