75 Mall Live Search
11:23 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Fury po tregohet “human” para ndeshjes me Seferin (FOTO)

Tyson Fury do të përballet me boksierin shqiptar, Sefer Seferi me 9 qershor në Manchester Arena.

Boksieri britanik do të rikthehet në ring pas një pezullimi që e mbajtën jashtë që nga dueli me Wladimir Klitschkon ku e fitoi titullin kampion.

Problemet e shëndetit mendor dhe përdorimi i drogës kanë kontribuar në mungesën e 29-vjeçarit dhe ai po përdor llogaritë e tij të medias sociale për të ofruar mbështetje dhe këshilla për të sëmurët e tjerë.

Fury kishte dalë për drekë me gruan e tij, Paris kur ju afrua një i varfër afër Rols Royce së tij.

Ai nuk nguroi që ta ndihmoj, ku është fotografuar duke i falë një kartmonedhë.

Britaniku këmbëngul se këtë po e bënë për hir të familjes së tij.

“Peizazhi ka ndryshuar sepse para se të isha bokser unë kisha një familje”.

“Epo tani, unë jam një testament për njerëzit me shëndetin mendor, të shtypurit, të depresionuarit, të gjithë ata njerëz që aspirojnë për mua dhe më shikoni për motivim”.

“Si mund t’i lësh këta njerëz poshtë”?

“Unë kam për të vazhduar, unë duhet të jem ajo dritë ndriçuese në një epokë të errësirës – Unë duhet të jem atje për ta, unë nuk mund t’i braktis”.

“Po luftoj për ata njerëz, për të sjellë një buzëqeshje në fytyrë, pak gëzim, pak shpresë”.

“Sepse nëse unë mund ta bëj, edhe ata mund ta bëjnë këtë.”

Kujtojmë se Fury shpesh herë ka vënë baste me personalitete të ndryshme dhe fituesi është detyruar që shumën e fituar ta ndajë për bamirësi. /IndeksOnline/

 

Temat: