11:20 / E Hënë, 04 Janar 2021 / C E

Fury provokon Joshuan: Të shohim a ka kurajo të ndeshet me mua

Boksieri britanik, Tyson Fury, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, i është rikthyer sfidës që pritet ta zhvillojë këtë vit ndaj patriotit të tij, Anthony Joshua.

Ky i fundit mban titujt kampion në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Nuk mendoj se është aq i aftë në ring sikurse mendojnë njerëzit afër tij. Madje edhe ai vetë e di këtë gjë. Joshua ka një problem besimi në veten tij. Ky duel midis nesh qarkullon prej shumë kohësh. Ata kanë kohë që duan të më evitojnë, por më në fund sfida do të ndodhë”, tha Tyson Fury.

Fury e ka quajtur patriotin e tij gënjeshtar.

I kam parë të gjitha duelet e tij, nuk e kam parë ndonjëherë t’i heqë kokën nga shpatullat e tij. Është një gënjeshtar. Të shohim nëse ka kurajo të duelojë dhe të provojë ndaj meje”, tha Fury.