Fury rikthehet pas 16 muajsh në ring, bokson të shtunën
Boksieri britanik, Tyson Fury, do të rikthehet në ring pas plot 16 muajsh.
Ai do të përballet me rusin, Arslanbek Makhmudov, në stadiumin Tottenham në Londër, në pranin e 60 mijë, tifozëve, shkruan IndeksOnline.
Fury ka folur para këtij meçi, duke thenë se edhe pse në moshë, ai do të japë maksimumin në ring.
37-vjeçari po ashtu pati edhe disa kritika për meçin mes dy boksiereve, Dereck Chisora dhe Deontay Wilder, duke e cilësuar meçin mes tyre shumë të dobët.
“Deri në kohën e ndeshjes së së shtunës, do të kem qenë jashtë ringut për 16 muaj. Dhe në moshën 37 vjeç, 16 muaj është një kohë e gjatë. Kështu që kam shumë për të bërë dhe duhet të marr pak kohë për të menduar se si po ia dal.”
Meçi Chisora – Wilder: Ishte e trishtueshme, ishte zemërthyes dhe kurrë në jetën time nuk kam parë dy burra të bien kaq poshtë sa ata të dy.
Dhe mendova: A jam unë i radhës? A jam unë? Kështu që i thashë ekipit tim: ‘Nëse jam edhe 10 përqind aq i keq sa të tjerët në ndeshjen time, atëherë më qëlloni”, deklaroi Fury.
Boksieri britanik meçin e fundit e zhvilloi në dhjetor të vitit 2024, ku pësoi humbje nga kampioni i pamposhtur i botës, Oleksandr Usyk.
Fury është favorit ndaj Makhmudov, në meçin që zhvillohet të shtunën./IndeksOnline/

