Fusha e “Fadil Vokrrit” e gatshme për ndeshjen ndaj Qipros (VIDEO)
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, gjatë muajit tetor do të zhvillojë dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.
“Dardanët” të shtunën me 12 tetor do të luajnë në udhëtim ndaj Lituanisë, ndërsa tre ditë më vonë do të jenë nikoqire e Qipros, shkruan IndeksOnline.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Stadiumi ishte i mbyllur që nga ndeshja me Rumaninë, për shkak të riparimit të fushës.
Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” duket e mirë në prag të ndeshjes me Qipron.
Sot prezent në stadium ishte edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili tha se fusha është e gatshme dhe në gjendje të mirë.
“Sot vizitova fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës.
Tani ajo ësht në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova-Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova-Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi./IndeksOnline/