19:11 / E Premte, 05 Prill 2024 / Gj. Sh

Fushë Kosova njofton se do të luaj ndeshje miqësore kundër skuadrës suedeze

Skuadra nga Superliga e Kosovës, FC Fushë Kosova, ka njoftuar se do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër skuadrës suedezs, Malmo IK.

Nuk dihet ende data zyratre për zhvillimin e ndeshjes, por sipas njoftimit, kjo përballje do të luhet në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Välkommen Malmö IK bën gara në Divizionin 3, që është kategoria e pestë e futbollit suedez.

”Fushë Kosova mirëpret ekipin futbollistik nga Malmö.

KF Fushë Kosova do të jetë nikoqir i ndeshjes miqësore me gjigantin suedez Malmö IK, shumë shpejtë do të njoftoheni për orarin dhe vendin.

Välkommen Malmö IK”, thuhet në njoftimin e Fushë Kosovës./IndeksOnline/