20:19 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Arsenal afër pranimit të uljes së pagave, intervenon Arteta

Arsenal është afër arritjes së një marrëveshje me futbollistët e tyre që të ulen pagat shkaku i pandemisë covid-19.

Sipas TheAthletic kjo marrëveshje pritet të arrihet pasi që ka ndërhyrë trajneri Mikel Arteta, transmeton IndeksOnline.

Ulja e pagave të tyre pritet të jetë prej 12.5 % në muajt e ardhshëm, duke u bërë kështu klubi i parë në Premier Ligë që bënë këtë veprim.

Në fillim kishe kundërshtime nga futbollistët mirëpo po besohet që ndërhyrja e Artetas ndikoi që të pranojnë këtë vendim./IndeksOnline/.