22:57 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollistët e Barcelonës e mposhtin Italinë, Mancini lehtë e pati me Arabinë (Video)

Franca e ka mposhtur Italinë në miqësoren e zhvilluar në Nice. 3 me 1 ishte rezultati i kësaj përballje.

Për Francën realizuan gola dy yjet e Barcelonës, Umtiti e Dembele, ndërsa një gol e realizoi edhe transferi në ardhje i Barcës, Griezmann.

Për Italinë golin e nderit e shënoi kapiteni i skuadrës, Bonucci.

Kjo ishte ndeshja e parë serioze për Mancinin pasi mori drejtimin e kësaj përfaqësuese.

Ndeshjen e parë e fitoi bindshëm përball një kundërshtari të dobët siç është Arabia Saudite./Indeksonline/