19:02 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / Gj. Sh

Futbollistët e Kosovës befasohen nga “Dardanët” para ndeshjes kundër Israelit (VIDEO)

Të shtunën Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të nis kualifikimet për Kampionatin Evropian ”Euro 2024”, në udhëtim ndaj Izraelit.

Para udhëtimit drejt Izraelit, futbollistët e kombëtares kanë vizituar tifogrupin ”Dardanët”, shkruan IndeksOnline.

Ata janë pritur nga kryetari i ”Dardanëve” Lulzim Berisha, ku nuk kanë munguar edhe befasia nga anëtarët e grupit, ku me këngë e atmosferë fantastike i kanë dhënë mbështetje futbollistëve para këtij rrugëtimi.

Pas Izraelit, kosova do të luaj me 28 mars edhe kundër Andorës, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë./IndeksOnline/