16:20 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Futbollistet e Lyonit kërkuan Realin në short, por ndodhi e padëshirueshmja

Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Lyon është vënë përballë një kundërshtari shumë të fortë siç është Barcelona, shkruan Indeksonline.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihen futbollistët e skuadrës franceze duke kërkuar për kundërshtarë Real Madridin.

Por kur shorti i vuri përballë Barcelonës, atëherë reagimi i tyre ishte i çuditshëm.

Kujtojmë se Lyon ka eliminuar disa herë Real Madridin në vitet e mëparshme. /IndeksOnline/