12:53 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Futbollistët e skuadrave të njohura shtyjnë ambulancën për ta ndezur

Flamengo dhe Vasco da Gama bashkuan forcat për të ndihmuar ambulancën të transportonte në spital një futbollist të dëmtuar.

Bruno Silva u dëmtua në pjesën e dytë dhe ishte e nevojshme që ambulanca të futej në fushë. Gjithsesi, motori i ambulancës nuk ndizej dhe pati nevojë që futbollistët ta shtynin atë, duke dhuruar ilaritet për të pranishmit në stadium.

54 mijë tifozët në stadiumin “Mane Garrincha” nisin të qeshin. Flamengo kundër Vasco është një nga ndeshjet më të luftuara në kampionatin brazilian, por këtë herë më shumë se “betejë” në fushën e lojës, futbollistët u bashkuan në një objektiv: të ndiznin ambulancën.

Ndeshja u mbyll 1-1, ku Flamengo arriti të barazoi edhe pse kishte një futbollist më pak, si pasojë e një kartoni të kuq të marrë nga Diego.