08:50 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ndodhë në Istog, dhitë shëtiten nëpër Ambulancë [Foto]

Ndonëse është e dedikuar për njerëz me nevoja, ambulanca e qytetit të Istogut po shfrytëzohet edhe nga kafshët.

Kështu, një rast të tillë e ka parë një lexues i Indeksonline. I njëjti ka dërguar disa fotografi në redaksi ku shihet një gjë e tillë.

Sipas fotove, në Qendrën e Mjekësisë Familjare të qytetit shihen dy dhi  duke shëtitur përreth objektit, shkruan Indeksonline.

Se ndodhin këto gjëra në Kosovë, nuk është  për tu habitur, shpesh herë shohim situata të tilla në vende të ndryshme.

Më poshtë shikoni fotot:

/Indeksonline/